Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Rama:Kam firmosur 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, do vazhdoj të bëj atë që them

2022/11/21 at 1:38 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/Rama:Kam firmosur 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, do vazhdoj të bëj atë që them

Kryeministri Edi Rama në një video-mesazh drejtuar qytetarëve këtë të hënë është ndalur te ndërtimet pa leje.

Rama ka bërë të ditur se ka firmosur 15 procedura konfiskimi ndërtimesh ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste, sipas tij, është ndërtuar komplet pa leje.

Teksa u ndal te akuzat e opozitës se konfiskimi i ndërtimeve pa leje është pazar me oligarkët, show për të larguar vëmendjen etj, Rama tha duke treguar dosjet mbi tavolinën e punës së tij, se akuzat e tyre nuk ishin të vërteta.

Më tej kreu i qeverisë sulmoi sistemin e drejtësisë në vend duke u shprehur se letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve.

“Kam firmosur 15 procedura konfiskimi ndërtimesh ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale.

Ky operacion ligjzbatimi, i cili ka vazhduar përtej Tiranës, në një fushë ku e dini shumë mirë, të gjithë ka pasur shumë probleme në 30 vjet, dhe ku kemi ardhur duke ngushtuar rrethin e shkeljeve, përbën edhe kapakun e kësaj historie, pasi s’besoj se do gjenden më të atillë të marrë që t’i hyjnë një aventure me fund të paralajmëruar.

Kur e nisëm çfarë nuk dëgjuam dhe me çfarë nuk u helmua opinioni publik! “Është thjesht shoë për të larguar vëmendjen”! Ja që nuk ishte e vërtetë. “Është pazar me oligarkët për t’ua kthyer mbrapsht të legalizuara metrat e katet pa leje”! Ja që as kjo s’ishte e vërtetë. “Është amnisti për t’i shpëtuar nga ndëshkimi ligjor”! Gënjeshtër e madhe edhe kjo, sepse qeveria nuk e ka fuqinë ligjore të amnistojë askënd dhe edhe po të dojë madje dhe konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia. E vërteta është që për të gjitha këto, letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve. Fatkeqësisht jetojmë në një kohë ultësie morale e tretjeje të normave etike, ku pasqyrat e informimit janë shëmbëlltyrat më ulëritëse të dezinformimit dhe ku gjysëm të vërtetat, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, mbushin pa pushim kanalet e komunikimit. Gjithsesi, unë do të vazhdoj të them atë që bëj dhe të bëj atë që them, deri në fund!”-tha Rama.

Ju sugjerojmë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama:Do të mbajmë një qëndrim të drejtë

16 Dhjetor, 2025 3:10 pm
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Aktualitet

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

16 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Emrat/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, kush do ta zëvendësojë

16 Dhjetor, 2025 2:36 pm
SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai
Kryesore

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai

16 Dhjetor, 2025 2:33 pm
Nga 7 janari “Fontana di Trevi” në Romë do të jetë me pagesë
Bota

Nga 7 janari “Fontana di Trevi” në Romë do të jetë me pagesë

16 Dhjetor, 2025 2:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Nuk do e njohim Donbasin si territor rus

16 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
Kronikë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

16 Dhjetor, 2025 1:06 pm
Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor
Bota

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

16 Dhjetor, 2025 12:31 pm
Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
Kronikë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 12:24 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Kryesore

Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes

16 Dhjetor, 2025 11:17 am
Para
Miratohet në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese marrëveshja për Portin e Durrësit

Miratohet në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese marrëveshja për Portin e Durrësit

Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Tërbim i Non grata-ve dhe spiunëve

Akuzat e Berishës, Rama: Këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje

Përmbytjet në vend, Berisha: Nuk është dorë e Zotit por e robit hajdut

Përmbytjet në vend, Berisha: Nuk është dorë e Zotit por e robit hajdut

TE FUNDIT

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama:Do të mbajmë një qëndrim të drejtë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
16 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pasi Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen...

Lexo më shumë

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
16 Dhjetor, 2025

Menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Belinda Ballukun, SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit. Disa javë më parë Balluku është...

Lexo më shumë

Emrat/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, kush do ta zëvendësojë

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
16 Dhjetor, 2025

Presidenti Bajram Begaj, ka firmosur këtë të martë tre dekrete në lidhje me drejtimin e strukturave të Forcave të Armatosura....

Lexo më shumë

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai
16 Dhjetor, 2025

Kreu demokrat sali berisha e cilësoi fals operacionin e sotëm të prokurorisë së posaçme për akshi-n, në një kohë kur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com