Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur tek Pallati i Brigadave, aty ku po zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e pritjes së saj.
Në Pallatin e Brigadave kancelaria është pritur nga kryeministri Edi Rama. Pasi janë vendosur himnet kombëtare dhe është zhvilluar ceremonia, Rama dhe Merkel janë drejtuar në ambientet e brendshme të Pallatit të Kongreseve.
Kancelarja mbërriti më herët gjatë ditës së sotme në aeroportin e Rinasit ku u prit nga Ministrja e jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadori gjermane Petter Zingraf.
Vizita e saj në Shqipëri do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët mes Ramës dhe Merkel./Opinion.al