Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë mbërritur sot në Ohër, ku nesër do të mbahet samiti i Ballkanit të Hapur.
Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë bërë publike edhe pamjet nga momenti i mbërritjes së delegacioneve qeveritare.
Ashtu siç mund të shihni edhe në videot e mëposhtme, kryeministri Edi Rama shkoi në Ohër me makinë. Rama publikoi edhe pamje nga pika doganore e Qafës së Thanës.
Ndryshe nga kryeministri jonë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka shkuar në Maqedoninë e Veriut me çarter.
Ndërsa kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili do të marrë pjesë në këtë samit ka mbërritur në Ohër me helikopter.
Kujtojmë se vetëm pak minuta më parë kryeministri Rama publikoi foto nga takimi i tij me kryeministrin malazez dhe ambasadorin e SHBA në Serbi.
Ditën e nesërme në Ohër pritet që liderët të firmosin mes njëri-tjetrit marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në fushën e taksave, turizmit, kulturës dhe arsimit.