Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorë e fermerë të njësisë administrative Zharrës në Lushnje, por si kudo ku shkon, Rama e ka të pamundur të mos provokojë debat, ose më së paku të ngacmojë e ironizojë qytetarët e thjeshtë.
Një moment që ka tërhequr vëmendje ka qenë kur një banor me mikrofon në dorë i ka shprehur ankesën e tij kryeministrit, ndërsa ky i fundit i ka dhënë një përgjigje të papritur: “Më fal, gruan mirë e ke. E di pse po pyes. Gruaja jote duhej shpallur heroinë që të duron ty”
“Bëji shumë të fala dhe ta mbash në majë të kohës që të duron ty. Sakrificë e madhe”, i është drejtuar kryeministri qytetarit.