Kryeministri Edi Rama është pyetur në studion e Opinion për kërcënimet që kanë shkuar në adresë të Kryeprokurorit Adriatik Llalla.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse është në dijeni që një narkotrafikant e ka kërcënuar Kryeprokurorin, Rama ka nguruar të japë një përgjigje serioze, duke thënë se nuk ka si ta dijë, pasi nuk takohet çdo ditë me Kryeprokurorin.
Rama-Nga e di ti që është narkotrafikant ai që ka kërcënuar kryeprokurorin?
Fveziu: Po kur se di ti që je kryeministër, unë e kam nga burimet e mia
Rama: Ti vetë e ke kontaktuar?
Fevziu: Atë se çfarë kam bërë unë se ndaj me ty këtu.
Rama: Nuk e takoj Kryeprokurorin siç takon Sandrin këtu në Klan