Life Style

Video/ Rama në siklet, pengohet te shkallët në samitin e Ballkanit të Hapur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 08/06/22 |
Opi Nion

Pasi mbajti një fjalim të gjatë në Ohër, ku po zhvillohet takimi i radhës i Ballkanit të Hapur, në të cilin Rama vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve të rajonit dhe ironizoi BE, pati një moment të sikletëshëm.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Rama është penguar te shkallët por nuk është rrëzuar. Ky moment është kaluar me sportivitet nga kreu i qeverisë, i cili buzëqesh dhe ulet në vendin e tij.

“Dy fjalë për samitin evropian dhe dasmën e radhës. Unë e kam thënë dhe më përpara. Shqipëria nuk përgatitet më për atë dasmë. Nëse do ndodhi dasma do shkojmë me rroba të rastit. Ballkani i Hapur është burrë, Europa e bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne, do ishte më mirë të ishim ne nusja se do na merrnin më shpejt. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë. Ne do ta ndërtojmë Europën këtu. Do ndërtojmë këtu sistemet tona të funksionimit ekonomik. Prandaj i them miqve tanë të Maqedonisë, mos e merrni me kaq stres këtë punën e BE-së, se na futët edhe ne stresin. Ka dalë Bullgaria, Bullgaria është burrë për vete. Nëse do duan ta bëjnë dasmën këtu jemi, nëse s’do duan prapë këtu do jemi. Edhe Bullgaria kur të mërzitet me këtë kukullën që ka gjetur atje, do ta hedhi. Se këtu bëhet fjalë për të hapur bisedën, jo për të mbyllur bisedën. Ne të vazhdojmë bisedën midis nesh. Dikur kur shkoja në Bruksel shkoja që të merrja kurajo nga ata. Tani kur shkoj në Bruksel më duket sikur duhet t’i jap kurajo atyre”, deklaroi Kryeministri  Rama.

Pas