Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi pasi atje po zhvillohet forumi diplomatik.
Forumi Diplomatik i Antalias është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rikodimi i diplomacisë”.
Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga presidenti turk Erdogan. Sikurse duket në videon e mëposhtme një takim i ngrohtë me përqafime ka qenë ai mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit turk.
Kryeministri Rama shoqërohej në takim nga ministrat Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.