Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndan pamje nga qyteti i Pogradecit.
Në video, shfaqen pikat turistike të Pogradecit, ashtu sikurse dhe disa pamje nga lulishtja kryesore, fokus i të cilës janë lulet e shumta shumëngjyrëshe.
“Mirëmëngjes dhe me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.