Kryeministri, Edi Rama, ndodhet në Pallatin Élysée në Francë ku po zhvillon një takim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga vetë kryeministri në Facebook, ka qenë vetë Macron që e ka pritur Ramën, teksa ka patur edhe një shtrëngim duarsh, e një përshëndetje për mediat.
Sakaq Rama ka bërë të ditur edhe arsyet e vizitës së tij. “I ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tonë”, shkruan kreu i qeverisë./Opinion.al