Aktualitet

VIDEO/ Rama inspekton punimet për Rrugën e Arbrit: Mbaron në pranverë 2021


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:10 - 11/10/18 |
b.f

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Gjiknuri dhe drejtori i Rrugëve pa nga afër kantierin për Rrugën e Arbrit. Ai tha se shtrati i rrugës është hapur në gjithë gjatësinë e saj, ndërsa punimet po vazhdojnë me ritme të shpejta. Rama i kërkoi inxhinierit të kompanisë private që të përfundojë punimet në pranverë të vitit 2021, ndërsa ai me të qeshur i tha nëse ministri do jete korrekt me pagesat rruga do përfundojë edhe para afateve.

Ky investim infrastrukturor që kap vlerën e 240 milionë eurove parashikon shkurtimin e distancës nga Tirana në Dibër nga 180 në 69 km. Punimet me partneritet publik privat po i kryen kompania “Gjoka Konstruksion”.

Pas