Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, ku po merr pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.
Gjatë vizitës në Baku, Rama është takuar dhe me disa homologë të tij, mes tyre edhe Georgia Melonin.
Gjatë takimit, mediat e huaja kanë publikuar pamje teksa kryeministri Rama i është ulur në gjunjë Melonit.
Sic duket edhe nga pamjet mes tyre ka ndodhur edhe një përqafim i ngrohtë.
Kujtojmë se Rama ka mbajtur ditën e sotme fjalën në Samitin e Klimës, ku tha se duhet një vullnet i përbashkët i të gjitha vendeve për diskutimet e ndryshimeve klimatike.