Kur prezantoi Shukri Xhelilin në Peshkopi, Edi Rama dha një deklaratë të pazakontë për kandidatin kundërshtar. Kryeministri i siguroi burrat dhe gratë e Peshkopisë se Shukri Xhelili nuk ishte pehlivan. Këtë epitet, Rama ia veshi Ilir Krosit, kandidatit të PD-së, që më pas rezultoi humbës. Epiteti nuk u përdor më në fjalimet e Edi Ramës gjatë fushatës së 2015, por rezultoi një bllof. Pas publikimit të videos në Oranews, Shukri Xhelili rezultoi kandidati më pehlivan mes atyre të PS.
Rama: Shukri, hajde vlla
Shukriun ne e kemi zgjedh për ta mbështet. Mbështeteni edhe ju së bashku. Së bashku ne mund të bëjmë shumë punë, për ju për gjithë Dibrën.
E vërteta është që nuk është aq pelihvan sa ky i PD-së. Ky është pehlivan i madh (Për Ilir Krosin e PD-së). Po deshët pehlivan mbani atë, po deshët shërbëtor ja ku e keni.