Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se vijon operacioni humanitar në mbarë vendin nga Forcat e Armatosura dhe autoritetet lokale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje të këtij operacioni, ndërsa shton se Forcat e Armatosura po kujdesen që të prekurve nga tërmeti të mos u mungojë mbështetja dhe në kohën e pandemisë.
Postimi i Ramës
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
?FORCAT E ARMATOSURA KUJDESEN VIJIMËSISHT QË TË PREKURVE NGA TËRMETI TË MOS U MUNGOJË MBËSHTETJA NË KËTË VËSHTIRËSI TË DYFISHTË.
#njëAtdhe ?? #njëFamilje”, shkruan Rama./ Opinion.al