Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Rama: Çfarë ti bëja gazetares? Unë burrë dy metra, ajo vajzë e vogël…

2018/05/22 at 9:47 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Rama: Çfarë ti bëja gazetares? Unë burrë dy metra, ajo vajzë e vogël…

“Dua përgjigje për pyetjen e Ambrozias që nuk mori përgjigje nga ju?”, kështu iu drejtua Mirela Milori, Kryeministrit Edi Rama në një intervistë të gjatë që dha mbrëmë për ABC News nga Gjirokastra.

Por edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ai episod duket se Kryeministrit nuk i ka dalë inati me gazetaren e terrenit të Fax News, Ambrosia Meta. Kryeministri tha se gazetarja nuk mori përgjigje sepse nuk e la të përgjigjej.

“Si mund të merrte përgjigje nga mua kur nuk më dha mundësi… e di që shumë mirë që u bë ngjarje por më vjen për të qeshur dhe për të qarë që e trajtuan si një heroine sepse ishte shfaqje brutale nga ana e saj. Me mikrofon në dorë më ndërpriste derisa u detyrova të largohem”, tha Kryeministri mbrëmë në Abc News.

Por Rama nuk e lë me kaq, ndërsa tregon edhe dilemat e atij momenti të tensionuar: “Çfarë të bëja? të shkoja t’i merrja mikrofonin nga dora? Unë nisa t’i jap përgjigjen, por nuk pata mundësinë”, tha Kryeministri.

Por Mirela Milori ia ribëri Kryeministrit pyetjen e Ambrozias: “Kaq të vështirë e ka PS të gjejë njerëz ndryshe nga ata që përfliten për lidhje me krimin?”

Rama u përgjigj: “Jo, pyetja ishte pak ndryshe. Ajo foli për njerëz të akuzuar. Duhet bërë një sqarim sepse ka akuza që bëhen nga drejtësia dhe ndaj tyre ka një reagim si në rastin e Saimir Tahirit. Duke i dhënë mundësinë për të thënë të vërtetën. Ka dhe akuza që vijnë nga burime të tjera që nuk kanë asnjë lloj kredibiliteti. Nëse hyjmë analizës se kush akuzon dhe nga kush akuzohemi… Pra duhen ndarë akuzat penale nga akuzat politike se po të ishte për këto të fundit, unë duhet të isha larguar nga vendi e jo nga qeveria”.

Ndërkohë, Mirela Milori e pyeti Ramën nëse mund të kishte një ndjesë, por ai tha: “Ndjesë për ata që na dëgjonin (publiku) që nuk e mori përgjigjen, ndërsa gazetarja aq di aq bën, është ende e vogël dhe normal që kush krahason një burrë 2 metra me një vajzë të vogël, dihet çfarë krahu do të mbajë… “Është mëkat që gjendja e medias është në këtë nivel”, tha me tej Edi Rama. /Opinion.al

Ndiqeni deklaraten e Rames per gazetaren ne minuten e 20:00 te videos

Etiketa: gazetarerama

Ju sugjerojmë

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
-U tha në Opinion

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

6 Nëntor, 2025 12:22 am
Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
-U tha në Opinion

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

5 Nëntor, 2025 11:01 pm
Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje
Kryesore

Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje

5 Nëntor, 2025 9:06 pm
Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun
Aktualitet

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun

5 Nëntor, 2025 4:37 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Emrat e anëtarëve të PD për Komisionet e Zgjedhores dhe Territoriales

5 Nëntor, 2025 1:57 pm
“Do e kapim djallin nga brirët”,” Berisha: Protesta deri në largimin e Ramës
Kryesore

“Do e kapim djallin nga brirët”,” Berisha: Protesta deri në largimin e Ramës

5 Nëntor, 2025 1:05 pm
Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare
Aktualitet

Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare

5 Nëntor, 2025 12:12 pm
Para
Më thuaj shenjën e horoskopit, të them çfarë nuse do të jesh

Më thuaj shenjën e horoskopit, të them çfarë nuse do të jesh

Paloka: Pupili i Ramës dorëzoi mandatin, por ende nuk është arrestuar

Paloka: A e patë si përdridhej nga Sokaku i të Marrëve? Po presim që prokuroria të zbatoj urdhërin e Ramës

Braçe përzuri nga komisioni dy gazetaret. Reagon Tabaku dhe Mima: Kërko falje. Je edhe vetë gazetar

Braçe përzuri nga komisioni dy gazetaret. Reagon Tabaku dhe Mima: Kërko falje. Je edhe vetë gazetar

TE FUNDIT

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
6 Nëntor, 2025

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”...

Lexo më shumë

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
5 Nëntor, 2025

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha...

Lexo më shumë

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
5 Nëntor, 2025

Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores së tij në zgjedhje, ka lënë tashmë një gjurmë të...

Lexo më shumë

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
5 Nëntor, 2025

Pasi festoi fitoren duke iu drejtuar presidentit amerikan ta dëgjojë mirë, lëshoi sërish një tjetër mesazh drejtuar Donald Trump. Kryebashkiaku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com