Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte duke publikuar pamje të punimeve në rrugën e Aeroportit të Vlorës.
Krahas videos të postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kreu i qeverisë thotë se ky aeroport do të jetë më i madhi në Ballkan, si dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë.
“MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë.”-shkruan Rama./Opinion.al