Në kohën kur Enkelejd Alibeaj po jepte një deklaratë për mediat këtë të premte përpara Kryesisë së Kuvendit një qytetar ka folur me zë të lartë duke tërhequr vëmendjen e tij dhe të gazetarëve.
Qytetari, përshëndeti Amerikën dhe shprehu falënderime për ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim.
“Poshtë kundërshtarët Amerikës. Zoti e bekoftë Yuri Kim. Burg deputetëve dhe ministravr”, dëgjohet teksa bërtet me zë të lartë një qytetar.
Alibeaj reagoi menjëherë dhe tha se zëri i popullit në këtë rast duhet të dëgjoj.
“Populli do e dëgjojë. Vox populli është ai që është që do të dëgjojë.”, tha Alibeaj.