Banorë të Vlorës kanë pushtuar sot Këshillin Bashkiak, duke bërë që mbledhja të pezullohet. Me pankarta në duar ata hodhën akuza ndaj kryeministrit Rama (deputet i zonës) dhe kryebashkiakut Dritan Leli. Në protestë merrnin pjesë qytetarë nga Orikumi dhe nga lagjia “Kushtrim” i qytetit të Vlorës. Burra, gra dhe të moshuara u futën brenda në sallën ku ishte mbledhur këshilli. Ata kërkuan ujë e drita, që sipas tyre ka kohë që mungojnë në zonën turistike të Orikumit. Kurse banorët e lagjes “Kushtrim” kërkuan dëmshpërblim për banesat e shembura për shkak të ndërtimit të rrugës së re që lidhet me autostradën. Situata u tensionua ndërsa zyrtarët e policisë thirrën bashkinë për të nxjerr jashtë qytetarët. /Opinion.al