Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër në një dëgjesë publike me banorët e saj. Në fokus ka qenë çështje e hipotekave, ku banorët kanë shprehur ankesat e tyre të shumta. I tillë ishte edhe ai i një zonje e cila u ankua se kishte 25 vite pa marrë pronësinë e dyqanit. I pranishëm ishte edhe drejtori i hipotekave, i cili u thirr publikisht nga Rama.
Debati:
Rama: Ku është drejtori i Hipotekës. Kush është?
Drejtori: Unë…
Rama: Ti je drejtor hipoteke prapë mo? E dhe dorëheqjen? Si është puna e kësaj zonjës?
Drejtori: S’ka kontratë…
Gruaja: Është gënjeshtër. Kam kontratë. Më vdiq burri për atë kontratë…
Drejtori: Ka kontratë qiraje, por jo pronësie…