Këto pamje janë filmuar mbrëmjen e djeshme në Lezhë, para një pike karburanti. Aty duket një i ri që qëllon me shpullë policin e Rrugores me më pas ky i fundit e shemb në grushte, derisa ia nxjerr nga duart kolegu i tij. Video është postuar nga JOQ, ndërsa pritet që policia të sqarojë rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti ku është përfshirë një person me uniforme policie.