“Më ka shkatërruar jetën! E vraftë Zoti! E bëftë Zoti copa”. Motra e Nazime Vishës, e martuar me vëllain e Fiqiri Muçës, i vrarë prej vajzës pasi i kishte kërkuar takim me telefon në Kërrabë, katër vjet pas krimit është pjesë e familjes Muça.
Ajo jeton përballë shtëpisë ku rrit fëmijët e veja e Fiqiriut dhe thotë se nuk ka për ta falur kurrë Nazimen.
Që prej ngjarjes Lutfia s’ka folur në telefon as me prindërit e saj dhe as me të motrën, një vendim i marrë prej saj ndoshta për të ruajtur familjen.
“Nuk flas! Nuk e marr në telefon dhe nuk e kam takuar as në burg”, thotë Lutfia.
http://www.dailymotion.com/video/x408cz2_motra-e-nazimes_news