Bota

VIDEO/ Putini zhytet në ujin e akullt për të nderuar Epifaninë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:29 - 19/01/21 |
Semiljana Azizi

Lideri i Rusisë Vladimir Putin është zhytur në ujin e aktullt për të shënuar festën ortodokse të Epifanisë, në temperatura të cilat shënonin -20 gradë Celsius.

Sipas ritualit fertar, lideri rus u zhyt tre herë në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, duke bërë gjithashtu edhe kryqin. Uji në të cilin u zhyt Putin u bekua nga një klerik dhe vlerësohet të ketë fuqi mbrojtëse dhe shëruese.

“Shumë njerëz më kanë pyetur nëse Putin po merr pjesë në ceremoninë e Epifanisë. E dini, është tradita e tij. Ai mbetet besnik i zakoneve ,” u tha gazetarëve zëdhënësi i tij, Dmitry Peshkov.

Vladimir Putin nuk ishte i vetmi që u fut në ujin e ftohtë me këtë rast, besimtarët e të gjitha moshave u zhytën për të festuar ditën e shënuar për Kishën Ortodokse.

Kujtojmë që një pamje e tillë nuk ishte shpërndarë në rrjetet sociale që prej 19 janarit 2018, kur Putin ka bërë të njëjtin ritual, për po të njëjtin rast./Opinion.al

Pas