Kamerat e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Miamit, në SHBA, kanë kapur punonjësit e aeroportit duke vjedhur valixhet e pasagjerëve që po kalonin nëpër skanerin me rreze X.
Video është publikuar nga mediat e huaja.
Pamjet e vëzhgimit tregojnë dy oficerë të Administratës së Sigurisë së Transportit, të cilët dyshohet se marrin para nga çantat në një pikë kontrolli sigurie.
Oficerët u arrestuan në korrik dhe po përballen me akuzat për vjedhje.
Vetë ata, kur janë pyetur nga autoritetet janë deklaruar të pafajshëm./Opinion.al