Life Style

Video/ Punëtorët në Kinë ndërtojnë një ndërtesë 10-katëshe për 28 orë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:36 - 20/06/21 |
Opi Nion

28 orë iu është dashur punëtorëve kinezë për të ndërtuar një ndërtesë 10-katëshe.

Videoja e ndërtimit të ndërtesës është bërë virale në rrjetet sociale, e cila tregon teksa shihet se si punëtorët ia kanë dalë të ndërtojnë për një kohë kaq të shkurtër një ndërtesë të përmasave të tilla.

Në një video shihet se dhomat dhe ambientet e çdo kati ishin të parapërgatitura në fabrikë, e punëtorëve iu kërkua vetëm sa të bënin lidhjen e ndërtesës.

Godina në fjalë është montuar nga punëtorët, nën mbikëqyrjen e inxhinierëve, vetëm me vida e bulonë.

“Të gjitha pjesët e ndërtimit u transportuan me kamionë dhe u montuan në vend me ndihmën e vinçave e punonjësve, në një procedurë që zgjati 28 orë e 45 minuta. Apartamentet ishin të gatshme me ujë të rrjedhshëm e energji elektrike,”-tha zëdhënësi një zëdhënës i kompanisë./ Opinion.al

Pas