Mediat në Francë kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që tregojnë pesë grabitësit që i morën bizhuteritë disa miliona euro të Kim Kardashian.
Ngjarja ka ndodhur më 3 tetor, ndërsa kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë kanë filmuar momentin kur grabitësit i afrohen hotelit.
Ata duken të veshur me të bardha dhe të zeza.
Policia është ende duke e hetuar rastin në fjalë.