Kryeministri Rama i ka munguar kësaj Dite Vere në Tiranë. Edhe pse kryeministria lajmëroi fillimisht që Rama do të ishte i pranishëm në orën 10.00 në shesh bashkë me fëmijët, në krah të bashkiakut Veliaj, në një njoftim të dytë zyra për shtyp e Kryeministrisë ka njoftuar se Rama nuk do të jetë i pranishëm në sheshin “Nënë Tereza” gjatë zhvillimit të ceremonive festive.
I pyetur për mungesën e kryeministrit Rama, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, e justifikoi me faktin që është kthyer vonë nga një udhëtime dhe i duhet kohë të merret me punët e qeverisë.
http://www.dailymotion.com/video/x3xog6n_rama-anulon-pjesemarrjen-ne-festimet-e-bashkise-si-pergjigjet-veliaj_news