Izmir Smajlaj i cili u shpall kampion i Evropës në Beograd, ishte i ftuar në emisionin Opinion, për të rrëfyer gjithë eksperiencën e po ashtu jetën e tij private.
Në fund të intervistës ai nxori live dhe medaljen e arrit, që e fitoi në Beograd, vetëm pak ditë më parë. Mirëpo gazetari Blendi Fevziu, është tunduar nga medalja, saqë i ka kërkuar kampionit që ta vendos edhe ai në qafë.
Smajlaj ka pranuar që Fevziu ta mbajë për disa sekonda medaljen e arit, duke e bërë të ndjehet për pak kampion Europe në kërcim së gjati. I gjithi ky moment ka kaluar mes batutave.
“Unë s’kam qenë ndonjëherë kampion Europe, nuk kam qenë as kampion në Lagje. Mund ta varë unë këtë, po e var edhe unë medaljen e kampionit të Europës”, ka thënë Fevziu.
Ky është ndër momentet më pikante të emisionit ‘Opinion’ që nuk duhet ta humbisni.
Ja video