Pas largimit të maxhorancës dhe debateve me të Enkelejd Alibeaj me Lefterie Luzin opozita ka vijuar diskutimet në Komisionin për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Ndërkohë, Kuvendi ka ndërprerë sinjalin e regjisë duke shkëputur kështu edhe transmetimin e mediave, kurse demokratët kanë vijuar transmetimin në rrjetin social “Facebook”.
Anëtarët e Komisionit Hetimor me një telefon celular po vijojnë transmetimin Live.
Në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare dhe Hetimore me vendim të Kuvendit nuk lejohen kamerat e mediave, pasi ligjvënësit e PS vendosën të fusin sistemin e transmetimit me regji qendrore, vendim që u kundërshtua nga gazetarët.