Lorenc Vangjeli, i pyetur për dualitetin midis Ramës dhe Metës, është shprehur se tensioni midis dy aleatëve të majtë në qeverisje është lajm i mirë. “Është lajm i mirë që kanë probleme me njëri-tjetrin. Zoti na ruajtë sikur të mos kishin probleme me njëri-tjetrin. Praktikisht nuk do të kishte lojë politike nëse do të ishin në një vullnet me njëri-tjetrin. Ilir Meta është socialisti ndërsa Edi Rama është kryetar i Partisë Socialiste”