Pasditja e sotme ka kaluar me tension në zonën e Unazës së Re në Tiranë, banorë të kësaj zone, mbështetur edhe nga opozita me në krye Lulzim Bashën kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër prishjes së banesave të tyre.
Pas protestës, me ndryshimin edhe të kodit penal, janë shoqëruar në polici disa protestues dhe ish deputeti Klevis Balliu. Protesta më pas është zhvendosur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku kërkohej lirimi i të ndaluarve.
Në një moment në atë zonë ka kaluar ambasadori i OSBE-së, Bernard Boschard. Protestuesit kanë brohoritur “Rama Ik!” ndërsa sipas tyre ambasadori ju është përgjigjur duke i treguar gishtin e mesit.
Në rrjet qarkullojnë video nga ky moment por nuk dallohet qartë nëse ambasadori ka treguar gishtin e mesit apo jo.
Nga ana tjetër dy protestuese kanë thënë në televizionet informative se ambasadori e ka bërë këtë veprim. /Opinion.al