Aktualitet

Video/ Protestojnë kundër impiantit të mbetjeve, policia dhunon banorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:30 - 28/10/16 |
b.f

Një protestë është zhvilluar sot në fshatin Portëz të Fierit ku ka patur edhe përleshje mes policisë dhe banorëve. Ngjarja është bërë publike nga PD e cila shpërndau edhe pamjet e protestës. Në videon më poshtë shihen efektivët që konfrontohet me banorët por rrethanat nuk janë ende të qarta.

Nga selia e PD, Enkelejd Alibeaj tha se “është rast flagrant i dhunës policore”. Sipas tij, portesta u zhvillua kundër  impiant për djegjen e mbetjeve.

Deklarata e Alibeajt

Protesta e sotme e banorëve kundër impiantit të djegies dhe në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve të tyre është shtypur me dhunë nga forca të shumta policore. Por e turpshme është dhe shpallja në kërkim policorë të atyre që e filmuan dhunën e ushtruar sot.
Edi Rama mbyll sytë përpara tonelatave me drogë që kalojnë çdo ditë kufinjtë tanë dhe shpall në kërkim dy qytetarë që regjistruan me telefon dhune policore.

Edi Rama u jep mbrojtje kriminelëve dhe trafikantëve në kërkim ndërkombëtare dhe lëshon policinë për të dhunuar qytetarët dhe në ndjekje të dy qytetarëve që me guxim demaskuan sjelljen brej banditësh të forcave të policisë ndaj qytetarëve që nuk kërkojnë asnjë më shumë se sa të mbrojnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.
Afera korruptive me koncesionin për djegien e mbetjeve është një nga arsyet e padurimit të Edi Ramës për të miratuar ligjin e plehrave.

Korrupsioni është arsyeja se pse Edi Rama i tradhëtoi 65 mijë qytetarët që firmosën për refendum.

Korrupsioni është arsyeja e urdhrit të Edi Ramës për të shtypur me dhunë protestën në Portëz dhe këdo që i kundërvihet këtij pushteti të kriminalizuar dhe korruptuar deri në palcë.

Edi Rama i ka bërë gabim llogarit. Historia ia ka treguar se një popull nuk mund të shtypet me polici dhe një shtet nuk mbahet me kriminel e trafikant.

Pas