Ndërsa deputetët i drejtohen sallës së parlamentit, dhjetëra aktivistë e qytetarë janë duke tubuar jashtë selisë, kundër importit të plehrave në Shqipëri. Pra kundër votimit të sotëm në parlament. Protesta ka nisur që mbrëmë në orën 23:00 nga aktivistë të shoqërisë civile, të organizuar nga Alenca Kundër Importit të Plehrave. Ata thanë se protesta do të jetë gjatë gjithë ditës, deri në përfundim të seancës plenare.