Me të përfundur Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, deputeti dhe nismëtari i ligjit të plehrave Eduart Shalsi është pyetur në lidhje me protestën e shoqërisë civile kundra ligjit të miratuar për importin e mbetjeve të riciklueshme në vendin tonë.
Eduart Shalsi dhe Besnik Bare janë munduar sërish që të mbrojnë ligjin e miratuar nga qeveria Rama.
Por Shalsi duket se me median nuk i ka punët mirë, sepse pasi ka përfunduar fjalën e tij ka nisur të debatojë me gazetarët që ndodheshin aty, të cilët këmbëngulnin për një përgjigje në lidhje me referendumin.
“Nuk ka nevojë të qeshësh. Në datën 13 kam qenë në mbledhje, a ka mundësi të kërkosh ndjesë për atë. A ka mundësi”, është një nga fjalitë e Shalsit drejtuar gazetarëve.
Ndërsa këta të fundit i janë shprehur se nuk ka rëndësi data, por kjo që po ndodh.
Shiko videon: