Emisioni Opinion në TV Klan ka zhvillluar si temë të mbrëmjes dhunën që ndodh në stadiumet shqiptare të futbollit.
Në vazhdën e këtij debati, Eduart Prodani ish-delegat i UEFA-s, tha se kjo është një lojë emocionale, shpeshherë njerëzit nuk mund të kontrollojnë dot emocionet e tyre, por edhe pse ne nuk kemi një legjislacion të përshtatshëm në raste të tilla, si dhe kemi institucione që garantojnë zbatimin e ligjit, jo të specializuara dhe jo të përgatitura mirë për këtë punë.
Prodani theksoi se ne kemi edhe klube futbolli jo të përgatitura mirë për organizimin e garës, punonjësit janë rastësor dhe jo të specializuar, por sipas tij, një faktor kyç është edhe infrastruktura që në të shumtën e rasteve lë për të dëshiruar.