Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon Maradonën i cili kruan disa herë me dorë hundën, në tribunat e stadiumit Otkritiye Arena, në Moskë.
Tifozët nëpër rrjetet sociale, nuk kanë pritur, duke thënë se legjenda argjentinase, i është rikthyer veseve të vjetra. Kujtojmë që Maradona, ka pasur shumë herë probleme me kokainën, ku është njohur si një përdorues i saj. Nga ky gjest, tifozët mendojnë se ai mund të jetë rikthyer përsëri me këtë ves.