Dhjetëra qytetarë kanë nisur në këto momente protestën përballë Bashkisë së Tiranës, për çështjen e ndërtimit te zona e ish parkut.
Ata kundërshtojnë prishjen e lulishtes dhe lejimin e ndërtimit të një kompleksi pallatesh. Protestuesit thërrasin “Duam pemë, duam parqe, jo beton për pallate” dhe “Parku është i yni, jo i pushtetarëve”.
Ata kërkojnë takim me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Më poshtë mund të shihni live protestën.