Aktualitet

VIDEO/ Prifti i Kishës Ortodoske dhunohet nga punonjësi i rrugës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:14 - 18/01/21 |
Semiljana Azizi

Prifti i Kishës Ortodoske Koço Kapedani është dhunuar nga punonjësi i një firme që po ndërtonte një rrugë në lagjen ‘Gurra’ të qytetit të Lezhës.

Emisioni “Stop” ka siguruar pamjet, ku fillimisht duket se prifti dhe punëtori debatojnë dhe pas një përleshje, ky i fundit e godet me një send të fortë.

Video e filmuar nga një kamer amatore tregon të gjithë skenën e ngjarjes.

Si pasojë e goditjes i moshuari vendos duart në kokë dhe është një person tjetër që e mban në këmbë për të mos rënë./Opinion.al

Pas