Autoritetet në Sudanin e Jugut kanë arrestuar gjashtë gazetarë pas publikimit të pamjeve ku shfaqet presidenti Salva Kiir Mayardit duke urinuar në pantallona gjatë një aktiviteti zyrtar.
Videoja nuk u transmetua në asnjë televizion të këtij shteti, por ajo qarkulloi në rrjetet sociale.
Kiir ka qenë president që kur Sudani i Jugut fitoi pavarësinë në vitin 2011. Zyrtarët qeveritarë kanë mohuar vazhdimisht zërat që qarkullojnë në mediat sociale se ai nuk është në gjendje shëndetësore të mirë./ Opinion.al