Ditën e sotme Presidenti Meta ka nisur një vizitë zyrtare në Kroaci. Por përpara se të nisej për Kroaci ai ka ndaluar në shtëpinë e gjyshes së aktorit të humorit Bes Kallaku, e cila së fundmi është vënë në qendër të mediave për shkak të hapjes së profilit të saj në instagram.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shkuar në fshatin Bubq dhe pikërisht për një drekë në shtëpinë e Ijes.
Veç fotove në faqen zyrtare të Presidentit Meta në “Facebook”, kreu i shtetit ka publikuar edhe një video në “Instagram”, ku edhe shihen teksa shkëmben disa batuta.
Pas takimit me gjyshen e aktorit, Presidenti i Republikës është nisur për Kroaci, ku do të takohet me homologen e tij Kolinda Grabar-Kitarovic./Opinion.al