Aktualitet

Video/Presidenti Meta firmos lirimin nga detyra të Gjeneralmajor Bajram Begaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 04/06/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka pranuar dorëheqjen dhe ka liruar nga detyra shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begajn, duke i hapur rrugën kështu zgjedhjes së tij si president.

Meta ka firmosur dekretin live nga Stambolli, ku mori pjesë në një forum ndërkombëtar.

“LIVE nga Stambolli – Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj.”-shkruan zëdhënësi i tij Tedi Blushi.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur dje pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, se mazhoranca propozoi emrin e Bajram Begajt për të marrë postin e Presidentit të ri. Ndërkohë që edhe vetë gjenerali pranoi propozimin e Ramës.

Tashmë pasi mori mbështetjen e grupit Parlamentar të PS dhe kërkesa u depozitua  zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë, pritet mbledhja e komisionit të ligjeve, që do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS.

Ndërsa në orën 18:00 duhet të mblidhet Parlamenti, i cili do të votojë kandidaturën e Bajram Begajt si President i Republikës./Opinion.al

Pas