Bota

VIDEO/ Presidenti i Kilit qëllohet me gurë nga qytetarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:06 - 24/04/22 |
Opi Nion

Një incident është shënuar gjatë takimit që presidenti kilian me origjinë kroate Gabriel Boriç, pati me qytetarët.

36-vjeçari, i cili mori detyrën në mars, ishte në qytetin La Serena, 400 kilometra në veri të Santiagos. Para se të hynte në godinën e qarkut, ai iu afrua gardhit të hekurt ku përshëndeti të mbledhurit.

Nga turma u hodh një gur, i cili goditi shefin e kabinetit të Boriçit, tregon video. Autoritetet kanë dekalruar se presidenti nuk ka pësuar lëndime.

Ndërkohë,  gjatë një konference për mediat, Boriç tha; “Nëse dikush mendon se mund të trembë ose të ndryshojë mënyrën se si ne duam ta drejtojmë vendin, e ka gabim”.

Pas