Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme zonën e pyllit të Sodës, në afërsi të plazhit të Zvernecit, ku operojnë edhe disa biznese turistike.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Klan News, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të dendur.
Në vendngjarje ndodhen dy mjete të zjarrfikëses që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.