Portieri i Republikës Çeke ka bërë një stërvitje speciale në prag të ndeshjes së dytë të fazës së grupeve kundër Kroacisë, në mënyrë që të arrijnë një rezultat pozitiv. Numri një i Arsenal është bombarduar nga trajneri me topa t cilët devijoheshin nga shishe plastike të vendosura në tokë përpara tij.
Ato shishe bënin që topi të merrte drejtime të paparashikuara, duke testuar kështu reflekset e portierit. Çekë janë mundur në ndeshjen e parë të turneut nga Spanja me rezultatin 1:0 pas golit të shënuar nga Pique në minutat e fundit. Kundërshtari i radhës ka në organikë një sërë lojtarësh ofensivë, të cilët janë tepër të rrezikshëm.
Osmý den / day eight: Trénink. ⚽️ Training … pic.twitter.com/qb04Um72Ey
— Petr Cech (@PetrCech) June 15, 2016