Nigel Farage, politikani i Britanisë së Madhe është spërkatur me qumësht në shenjë proteste nga një person.
Ngjarja ndodhi në momentin që ideatori i Brexit po kalonte në një nga rrugët e Newcastle, ku pak momente më parë kishte bërë fushatë.
Autori i cili spërkati me qumësht Farage u arrestua nga pjesëtarët e sigurimit dhe policia.
Burri që e spërkati Farage-n me qumësht, dëgjohet duke thënë për të: “Fashist”, kurse politikani pas kësaj, nis të ikë nga vendngjarja.
Po ashtu, Nigel Farage ka kritikuar punonjësit e sigurimit duke thënë “Përse nuk e ndaluat”./ Opinion.al E.Xh.