Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video nga momentet e tensionuara të ngjarjes në Jalë. Video tregon të tjera pamje të papublikuara, ku policia tërheq zvarrë banorët, teksa ata luftojnë për pronat. Në pamje duket edhe një grua e moshuar, e cila përleshet me një vajzë të re.
“Fytyra e vertet Edvin Kristaq Rames, plaçkitesit te pronave te qytetareve ne Jale!
Shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb”, shkruan Berisha bashkangjitur videos.