Edhe pak kuti kanë mbetur për të përfunduar numërimin në Elbasan, por duket se situata sa vjen e tensionohet. Lufta e ashpër mes PS dhe PDIU-së për një mandat të rrezikuar mund të shkaktojë tensione mes palëve përkatëse. Një numër i madh policësh ndodhet pranë KZAZ-së ku po bëhet numërimi. Po kështu po ushtrohet kontroll i rreptë mbi të gjithë personat që ndodhen në ambientet e KZAZ në pallatin e sportit dhe përreth.
Mësohet se policia ka ‘blinduar’ Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” ku po numërohen 67 kutitë e fundit të bashkisë Elbasan. Partia Socialiste është fituese në qarkun e Elbasanit, ku ka marrë 7 mandate, PD 3 mandate dhe LSI e PDIU nga 2 mandate. Por sipas gazetarit Popja, PDIU ka rritje befasuese dhe nëse vijon ky trend, PS rrezikon të zbresë në 6 mandate. Gjithsesi mbetet për t’u parë dhe brenda ditës së sotme gjithçka do përfundojë.