Aktualitet

VIDEO/ Policia pezullon patenta të punonjësve të administratës shtetërore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:15 - 10/07/21 |
Opi Nion

Policia e Tiranës u ka pezulluar patentat dhe ka filluar procedimet ndaj një numri të të konsiderueshëm qytetarësh, të cilët duke përfituar nga puna në një institucion shtetëror, mbanin në makinat e tyre sisteme shtese pamore ne kundershtim me ligjin.

“Ne funksion te kontrolleve, dy ditët e fundit janë verifikuar një numër i konsiderueshëm mjetesh, si dhe janë proceduar disa drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme shtese pamore ne kundërshtim me dispozitat e parashikuara ne nenin 175 te Ligjit Nr.8378, date 22.07.1998, “ Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shkelje për te cilat u janë pezulluar edhe lejet e drejtimit sipas afateve te parashikuara ne Ligj”, bën me dije policia.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh pasi janë kapur ne kushtet e flagrancës dhe janë shoqëruar për veprime te tjera hetimore për veprën penale te parashikuar nga neni 247 i Kodit Penal.

Policia bën apel që të mos abuzohet me detyrën shtetërore pasi rregullat vlejnë njësoj për të gjithë./Opinion.al

Pas