Duke qenë se numri i pushuesve maqedonas është i lartë në këtë periudhë të sezonit në plazhet shqiptare, sidomos në pjesën jugore të vendit, policia rrugore shqiptare ka nisur bashkëpunimin me atë maqedonase, duke e ftuar të patrullojë në rrugën Sarandë-Ksamil. Për këtë qëllim policia jonë rrugore ka postuar edhe një video ku shkruan “Me kolegët e Policisë Maqedonase për sigurinë e turistëve, vizitorëve dhe pushuesve. Bashkëpunim i shkëlqyer”- shkruhet në postim. Por kjo video duket se nuk u ka pëlqyer shumë prej komentuesve të cilët kanë zgjedhur fjalor të papërshtatshëm për efektivët e Policisë Rrugore Maqedonase.