Një operacion i fundit i policisë italiane ka çuar në prangosjen e një skafisti shqiptar në Leçe.
Mediat italiane raportojnë se veç të arrestuarit, një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim. Dy shqiptarët besohej se po transportonin lëndë narkotike.
Në pranga ra shqiptari 19vjecar, S.K, kurse në kërkim u shpll një tjetër, që u largua, kur pa se po i ndiqte policia.
Aksioni policor nisi kur skafet u piksën sapo kaluan kanalin e Otrantos.
Dyshohet se edhe lëndën narkotike që mund të kishin në bord, shqiptarët e kanë hedhur në det.