Serbia u përfshi nga një valë protestash të dhunshme pas njoftimit për rikthim e masave kufizuese në Beograd për shkak të koronavirusit. Masë e cila u tërhoqa pas protestave të zhvilluara nga mijëra qytetarë.
Ndërkohë, në media dhe rrjetet sociale janë publikuar video shqetësuese të cilat tregojnë dhunën e ushtruar nga policia ndaj qytetarëve që protestuan kundër këtij vendimi pak ditë më parë.
Policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët kaluan kordonin e policisë para hyrjes në ndërtesën e Parlamentit serb.
Por, siç shihet edhe në video një grup i madh policësh serbë shtrijnë në tokë një protestues duke e qëlluar brutalisht me shkopinj gome deri sa e lënë pa ndjenja në mes të rrugës.
Policët e tjerë të cilët janë duke kaluar me makinat e tyre e largojnë protestuesin pa ndjenja pasi ai u ka zënë rrugën./ Opinion.al