Rajoni

VIDEO/ Policët serbë rrahin brutalisht qytetarët në Beograd


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:06 - 08/07/20 |
Al Do

Qindra njerëz në rrugët e Beogradit protestuan kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore, pasi vendi raportoi shifrat më të larta të vdekjeve të martën.

Protestat janë shoqëruar me dhunë brutale nga policia ç’ka solli edhe kundërpërgjigje nga protestuesit.

Situata duket se ka dalë jashtë kontrollit pasi siç shihet edhe në videon e mëposhtme, efektivë të focave speciale kanë goditur edhe qytetarë të cilët kanë qenë të ulur në stola.

Pamjet janë ndarë në Twitter edhe nga Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Mesa duket Vuçiç gënjeu për shifrat e Covid19 për të patur fushata “zgjedhore” të qeta. Ai nuk mund t’i fshihet realitetit të rasteve në rritje dhe njerëzit e dinë që pushteti ka patur më shumë rëndësi për të se sa shëndeti. Protesta të mëdha paqësore ditën e djeshme dhe ai ka sulmuar brutalisht protestuesit dhe qytetarët që kanë qenë duke vëzhguar”, shkruan Cramon në Twitter.

Presidenti serb, Vuçiç tha të martën se masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Beogradit në fundjavë vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve. Pas kësaj deklarate qindra njerëz u mblodhën përpara sheshit të parlamentit.

Rreth orës 22:00, një grup i vogël arriti të shtyjë kordonin policor dhe duke thyer derën hynë në parlament, por më pas policia i ka nxjerr jashtë.

Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa njerëzit e mbledhur para parlamentit në Beograd, thërrisnin në kor: “Dorëheqje, dorëheqje”.

Turma pranë hapësirës së kuvendit u shpërnda rreth orës 1:30 pas mesnate./Opinion.al

Pas